Gjimnazi”28 Nëntori” organizoi një takim me nxënësit e klasave të XII, mësues dhe prindër në kuadër të këshillimit të karrierës.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me VKM 386, datë 01.06.2022 “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”.
Nëpërmjet këtij takimi nxënësit u njohën në detaje me mundësinë e përfitimit të mbështetjes financiare studentore në momentin që përzgjedhin një nga fushat prioritare të parashikuara në VKM.
Suksese të gjithë nxënësve!