Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit gjithmonë janë magjespsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më praktik ndaj ëndrrave dhe i kanë studiuar si brenda ashtu edhe jashte mjedisevë laboratorike me qëllim për të kuptuar në mënyrë më shkencore vendin e tyre në jetën njerëzore. Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t’u ndërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji (greq. oniro – ëndërr dhe logos – fjalë; mësim, dije). Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) të dimetiltriptamines, shkurt DMT. Truri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.
Mekanizmi i endrrave
Gjatë gjumit trupi juaj pëson disa ndryshime. Rritet adrenalina, presioni i gjakut gjithashtu, zemra rreh më shpejt. Bazuar në këtë koncept shpjegohet se përse personat me zemër të dobët mund të vdesin në gjumë. Zemra e tyre ndoshta nuk është në gjendje te përballojë goditjen e ndryshimeve të vazhdueshme në frymëmarrje dhe të rrahjeve të zemrës që ndodhin gjatë periudhës së ëndrrave. Ëndrrat ndodhin gjatë LSHS (Lëvizja e Shpejtë e Syve). Quhet kështu pasi sytë e mbyllur lëvizin shpejt majtas-djathatas. Gjatë LSHS ndodh në fazën e katërt të gjumit dhe përben 15-20% të kohës që ne fleme. Nga momenti që fillojmë të flemë, duhen 30-90 minuta derisa të fillojme të shohim ëndrra. Ne kalojmë ciklin e 4 fazave të gjumit dhe mund të hyjmë në fazën LSHS, 4-7 herë gjatë natës.
Llojet e ëndrrave
-Ëndrrat me “sy hapur” -> klasifikohen si shprehëse të nivelit te ndergjegjes midis gjumit dhe të qenit zgjuar. Ndosh gjatë orëve qe jemi zgjuar, kur e lemë imagjinatën e lirë.
-Ëndrrat e qarta -> ndodhin kur ju e kuptoni se po shihni ëndërr : “Prit një minutë. Kjo nuk është vecse një ëndërr!”.
-Ëndrrat e frikshme -> janë ato që e bëjnë personin që fle, të zgjohet me ndjesinë e ankthit dhe frikës. Ëndrrat e frikshme mund të jenë përgjigje ndaj një traume apo situate të jetës së përditshme.
-Ëndrrat e përsëritura -> mund te përsëriten me një ndryshim të vogël në ngjarje apo temë. Kjo ndodh kur një konflikt në të mbetet i pazgjidhur.
-Ëndrrat kuruese -> shërbejnë si mesazhe për shëndetin.
-Ëndrrat profetike -> të cilave u referohemi edhe si ëndrrat paralajmëruese ose telepatike, janë ëndrrat që parashikojnë të ardhmen.
-Ëndrrat sinjalizuese -> mund të paralajmërojnë për ngjarje në të ardhmen, por disa i konsiderojnë këto ëndrra si thjesht koincidenca.
-Ëndrrat epike -> janë aq të mëdha, aq bindëse dhe të gjalla sa ju nuk mund ti anashkaloni. Detajet e ëndrrave të tilla mbeten tek ju për vite me radhë, njësoj sikur ta keni parë ëndrrën një natë më parë.
-Ëndrrat krijuese -> shumë artistë dhe shkencëtarë kanë marrë frymëzim nga ëndrrat për punën e tyre, në gjumë mendja mund të prodhojë ide, të cilat, kur zgjohesh mendja mund të mos i pranojë, pasi duken shumë të cuditshme.